Kosova
Përshtypje pozitive për Kosovën nga turistët e huaj
Kosova përshkruhet si vend me natyrë të bukur, njerëz miqësorë dhe çmime të lira
Kosova mund të mos jetë destinacioni i parë që mendoni për pushime për shkak të së kaluarës së saj dhe vendndodhjes në mes të Ballkanit, por sidoqoftë nuk duhet të jeni aq të shpejtë për të shkarkuar Kosovën si një destinacion udhëtimi, sepse ka shumë për t’u ofruar vizitorëve të saj.
Kosova përshkruhet si vend me natyrë të bukur, njerëz miqësorë, çmime të lira dhe fakti që është mjaft e pashkelur, e bën edhe më shumë emocionues eksplorimin, shkruan arbresh.info, përcjell albinfo.ch.
Këtë e thonë disa turistë, që kanë ardhur nga Australia e largët e deri te Pensilvania, për të eksploruar këtë vend në qendër të Ballkanit.
Një turist që ka ardhur nga Australia thotë se përshtypje i ka bërë arkitektura, ndërtesat, njerëzit që janë miqësorë dhe gjithçka është shume lirë, sipas tij. “Disa nga arkitekturat, ndërtesat, njerëzit janë miqësorë dhe gjithçka është shume lirë.
Kam shkuar në pazarin e vjetër, rreth tregjeve, kam qenë në Katedralen Nënë Tereza në krye, në bibliotekë dhe gjithashtu tek statuja e Newborn-it”, ka thënë turisti nga Australia.
Ndërkaq, një turist tjetër qe ka ardhur nga Izraeli ka thënë se për herë të parë gjendet këtu, dhe se përshtypje i ka bërë më shumë shumëllojshmëria dhe toleranca.
“Më bën përshtypje gjithnjë e më shumë shumëllojshmëria dhe toleranca që shoh këtu”, është shprehu ai. Po ashtu, një turist tjetër që ka ardhur nga Pennsylvania u shpreh se është një përzierje e bukur e qytetit.
“Unë mendoj se është një vend me të vërtetë i bukur, se është një përzierje midis qyteteve që shihni, duke u ndërtuar dhe duke u bërë më moderne, dhe vlerat tradicionale”, u shpreh ai. Turistja tjetër që kishte ardhur nga Republika e Çekisë, sapo kishte mbërritur në Kosovë, ishte e befasuar nga statuja e Bill Klintonit dhe flamujt, dhe nga shtatorja e Madeline Albright.“Unë erdha këtu tridhjetë minuta më parë, dhe deri më tani duket bukur.
Ajo që më bëri përshtypje tani është statuja e Bill Klintonit dhe flamujt, gjithashtu pashë diçka për Madeline Albright, kështu që kjo ishte befasuese”, u shpreh turistja çeke.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik















