Lajme
Një zbulues metalesh gjeti një unazë të rrallë ari
Një zbulues metalesh gjeti një unazë të rrallë ari dhe e mbajti në garazhin e tij për 40 vjet deri sa zbuloi se ajo ishte një thesar mesjetar me vlerë deri në 10,000 paund.
Tom Clark, 81 vjeç, për herë të parë e gjeti unazën në 1979 teksa kërkonte në një tokë bujqësore pak larg qytetit i tij i lindjes, Aylesbury, në Buckinghamshire.
Pa kuptuar vlerën e tij të vërtetë, ai e futi unazën brenda një kallaji metalik dhe e la brenda një garazhi, ku mbeti e harruar për dekada.
Ai u ndesh përsëri me unazën që shërbente si vulë me një mesazh të rëndësishëm, pas vdekjes së nënës së tij, teksa ishte duke sistemuar sendet në garazhin e tij.
Mendoi që ta studiojë unazën dhe u trondit kur zbuloi se ishte një artefakt mesjetar 670-vjeçar, që daton në 1350. Unaza e shekullit të katërmbëdhjetë mban një mbishkrim latin.
Tani është vendosur të shitet në ankandin e Hansons Auctioneers ‘Historica dhe Metal Detektet në Etwall, Derbyshire, më 27 gusht për rreth 10 mijë paund.
Clark tha: -“Unë e kisha harruar plotësisht. Në atë kohë unë kisha vetëm 10 vjet që zbuloja metale dhe nuk e kuptoja se unaza ishte një gjë e veçantë. Ishte e përdredhur dhe e thyer e gjitha kur e hapa. E çova në një muze së bashku me shumë unaza të tjera që kisha gjetur, në mënyrë që ata të regjistronin gjetjet. U ktheva një javë më vonë dhe ata më thanë se unazat ishin krejt moderne dhe i kthyen ato për mua. Kështu që i futa të gjitha në një kallaj dhe i lashë në garazh në shtëpinë e nënës sime, ku unë isha duke jetuar në atë kohë. Në atë kohë unë isha 30 vjeç.
Disa muaj më parë, unë isha duke sistemuar disa sende në garazhin tim që kishin ardhur nga shtëpia e nënës dhe aty ishte – kallaji me unazat”.
Clark tha që ai e di shumë më tepër tani pasi 50 vjet kaloi duke zbuluar metale dhe e kuptoi “menjëherë” se unaza daton rreth vitit 1350.
Ai shtoi:- “E çova përsëri në muzeun tim lokal dhe gjetja tani është regjistruar. Ajo është me karat të lartë dhe i takonte dikujt me rëndësi për shkak të dekorimit dhe cilësisë së arit. Unaza ka të vizatuar perëndinë Mars që mban një shtizë dhe trofe. Unë do të doja të dija se kujt i përkiste. Ajo përmban një mbishkrim latin (NVNCIE.VERA.TEGO) që mund të përkthehet si ‘ Unë fsheh mesazhin e vërtetë’. Kjo mund të lidhet me rolin e një unaze vulë në sigurimin e korrespodencës”, transmeton TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











