Shkurt.ch
Dy rastet e para të dyshuara me Ebola në Zvicër
Një refugjat në Spitalin Universitar të Lozanës dhe një infermier në atë Gjenevës, janë duke u trajtuar nën dyshimin se mund të jenë të infektuar nga Ebola
Një i ri, refugjat nga Guinea, është shtrirë në Spitalin Universitar të Lozanës me dyshimin se është i sëmurë nga Ebola, njofton Zyra Federale për Shëndetësi (BAG). Ky është rasti i parë në Zvicër që mundësia e pranisë së sëmundjes në fjalë po konfirmohet edhe zyrtarisht.
BAG në njoftimin e saj thotë se ende nuk është e sigurt nëse i riu në fjalë vuan nga ebola. Më tutje në komunikatë thuhet se kjo nuk përbën asnjë rrezik për popullatën e Zvicrës.
I riu nga Guinea është vendosur më 17 shtator në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në Vallorbe (Vaud). Sipas deklarimit të tij, ai vetëm dy ditë më parë kishte fluturuar nga vendlindja e tij për në Francë, shkruan srf.ch. Pas zbritjes në Francë, shtetasi i Guinesë ka deklaruar se një anëtar i familjes së tij kishte vdekur nga ebola dhe kjo ka qenë arsyeja për vendosjen e tij nën mbikëqyrje mjekësore në spitalin St-Loup të Vaudit.
Pasi që atij, pas afër një jave atij i është ngritur temperatura, sipas kritereve të BAG, i riu i shtrirë në spital mund të kategorizohet si i dyshuar për sëmundjen e rrezikshme. Për këtë arsye ai është transportuar pastaj në Spitalin Universitar të Lozanës.
Zyra e Federale e Shëndetësisë bën të ditur se sapo të ketë në dispozicion njohuri të reja mjekësore do të informojë opinionin rreth gjendjes së të semurit. Ndërsa të dhënat e para tregojnë se masat e marra janë duke funksionuar mirë.
Po ashtu të hënën ka aterruar në Zvicër një infermier nga Sierra Leone, vendi ku epidemia e Ebola-s ka marrë shtrirje të gjerë. Personi në fjalë ka punuar për organizatat ndërkombëtare shëndetësore atje. Gjatë përkujdesjes për një fëmijë të sëmurë nga ebola ai është kafshuar nga fëmija. Gjasat që ai të jetë infektuar janë të vogla pasi që në momentin e kafshimit ai ka pasur të veshura rrobat mbrojtëse.
Personi në fjalë po mbahet në Spitalin Univesritar të Gjenevës ku do të qëndrojë tri jave nën mbikëqyrjen e mjekëve. Nëse gjatë kësaj periudhe nuk paraqiten simptomet, atëherë përjashtohet mundüesia që ai të jetë i infektuar nga ebola, shkruan BAG.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










