Shkurt.ch
Shtohen kërcënimet me vdekje në politikën zvicerane
Mbi 100 kërcënime drejtuar politikanëve janë regjistruar vetëm gjatë tetë muajve të fundit nga Zyra Federale peër Polici (Fedpol)
Deputeti nacional nga Partia e Gjelbër, Balthasar Glättli ka marrë pak kohë më parë një fotografi ku shihet ekzekutimi i një njeriu nga milicia terroriste IS-it. Në të mund të lexohet porosia: “Kjo mund të ju ndodhë edhe juve”, ka treguar Glättli për magazinën televizive “10vor10”.
Kërcënime në mënyrë të rregullt i vijnë edhe deputetit nga Partia Socialdemokrate Andy Tscümperlin, në formë të letrave, emaileve dhe thirrjeve telefonike me sharje dhe kanosje. Dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë të fshihet, thotë ai. Ndërsa sipas deputetit tjetër nacional dhe kryetarit të FDP/PLR, Philipp Müller, më të ndjeshme janë këto kërcënime kur të kërcënuar janë edhe anëtarët e familjes.
Ndonëse nga janari deri në fund të gushtit janë paraqitur më shumë se 100 kërcënime të politikanëve, zyrtarëve dhe ministrave federalë, kjo është vetëm ana zyrtare. Mendohet se numri i rasteve të paparaqitura është shume më i madh, pasi që politikanët presin shumë deri sa ta paraqesin rastin e kërcënimit.
Kjo shifër është rekorde dhe tregon për një ashpërsim të klimës në jetën politike të Zvicrës.
Pikërisht këtë praktikë ka dashur ta ndryshojë përmes një mocioni deputeti në Dhomën e Kantoneve Didier Berberat nga SP/PS. Si shkas për këtë mocion atij i ka shërbyer sulmi që i është bërë vitin e kaluar një gjyqtari federal. Berberat me këtë rast kërkon që të ndiqen në rrugë zyrtare të gjitha veprat penale që lidhen me veprimtarinë profesionale të viktimës dhe kështu të konsiderohen si delikte zyrtare.
Por, kjo kërkesë, Dhomës së Kantoneve i është dukur e tepruar, kështu që ajo e ka hedhur poshtë atë me 17 vota kundër, 10 pro dhe 4 abstenime. Ndërkohë që Berberat me këtë ashpërsim ligji premtonte veprim frikësues, për deputetët tjerë kjo do të dukej si krijim i një sistemi drejtësie “dy klasësh” dhe si ligjësi arbitrare.
Kundër këtij mocioni është shprehur edhe Qeveria Federale e cila druan se përmes sulmeve të qëllimta gjykatat do të bëhen të paafta për veprim.
Por ministrja e drejtësisë, Sommaruga nuk e ka përjashtuar mundësinë që qeveria e vendit ta ashpërsojë së paku pjesërisht ligjin sa u përket kërcënimeve.
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










