Kosova
Propozimi i Bankës Qendrore: 35% rritje të sigurimit për vetura
Një raport final i hartuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) propozon rritje prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për automjete. Raporti, i cili tashmë u është dorëzuar kompanive të sigurimeve dhe pritet vetëm marrja e vendimit nga organet e BQK-së.
Shpetim Mehmeti nga BQK dhe Shefik Gërbovci nga industria e sigurimeve janë dy aktuarët që së bashku e kanë arsyetuar bazën teknike për rritjen e çmimit të sigurimit TPL.
Raporti sugjeron rritjen prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për vetura. Kjo i bie që varësisht prej fuqisë së motorit me rritjen e re qytetarët do të paguajnë prej 27 deri 210 euro më shtrenjtë për sigurimin e automjeteve.
Përmes kësaj rritjeje, po synohet që dëmet e mbetura nga kompania e falimentuar “Insig” t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Kjo është njëra nga pikat përmes të cilës kompanitë e sigurimeve e kanë arsyetuar rritjen e çmimit prej 35 për qind të sigurimit të automjeteve, bazuar në disa dokumente të siguruara nga Buletini Ekonomik.
Në raport përmenden në detaje detyrat e aktuarve karshi situatës se re të krijuar në tregun e sigurimeve, përfshirë këtu edhe kompaninë e falimentuar “Insig”.
Në kalkulimin e për rritjen e çmimit të këtij sigurimi janë marrë parasysh efektet që ka rritja e mbulesës sipas Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, falimentimi i siguruesit n “Insig”, financimi i Fondit të Kompensimit pranë Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe implemtimi i rregullores bonus-malus dhe inflacioni.
Ndryshe, kompanitë e sigurimeve kanë ndërmarrë iniciativën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, në emër të detyrimeve financiare që u janë shtuar si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”.
Mbështetur në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, secili sigurues ka të drejtë të paraqesë kërkesë për aprovim ose ndryshim të tarifave të sigurimit TPL, për të cilat çdo përllogaritje e tyre duhet të jetë në harmoni të plotë me rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Këto rregulla përfshijnë përcaktimin e strukturës së primit, shumën minimale apo maksimale apo kufi tjetër brenda të cilit primi duhet të jetë, si dhe bazën teknike e cila duhet të përdoret nga siguruesit me rastin e llogaritjes së primit të sigurimit, raporton RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













