Shkurt.ch

Maurer, kundërshton ndërhyrjen e NATO-s në krizën e Ukrainës

"Nëse Nato kërkon për të fluturuar mbi Zvicër, nga Ministria e Mbvrojtjes do të vinte një përgjigje e qartë, qoftë edhe nëse do të bëhej fjalë vetëm për fluturime transporti

Zvicra nuk e ka ndërmend t`ia lejojë NATO-s hapësirën e saj ajrore për fluturimet e forcave të saj në kuadrin e trupës së shpejtë ndërhyrëse që
aleanca veriatlantike do ta ngrejë për shtetet e Evropës Lindore. Kështu ka deklaruar ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer, i cili nuk e sheh me ndonjë peshë domethënëse ushtarake trupën e përmendur. Ai kërkon një përfshirje më të mirë të Rusisë për qetësimin e konfliktit të Uklrainës.  

Trupat për ndërhyrje të shpejtë që do t`i formojë Nato-ja do të përbëheshin nga 3000 deri në 5000 ushtarë.

“Një trupë sulmuese e Nato-s me pak mijëra ushtarë nuk ndryshon asgjë nga aspekti i sigurisë politike. Kjo i ngjan më tepër një balsami për shopirtrat e njerëzve të tmeruar por nga aspekti ushtarak kjo nuk paraqet një përgjigje të vendosur të Nato-s. Ajo e tregon edhe pafuqinë e Nato-s e cila për vite të tëra ka shkuar duke u çarmatosur dhe tash, ashtu sikurse edhe Zvicra, nuk është e gatshme.

Një trupë sulmuese e kësaj madhësie nuk ka mundësi të vendosë fatin e një lufte, madje as të një lufte të vogël, ka thënë më tutje Maurer. për radion srf.ch .

Në rast të kërkimit nga ana e Nato-s, të lejes për të fluturuar mbi Zvicër, nga Ministria e Mbvrojtjes do të vinte një përgjigje e qartë, qoftë edhe nëse do të bëhej fjalë vetëm për fluturime transporti. Në bazë të praktikës së deritashme do të ketë një jo të qartë. Zvicra është neutrale dhe nuk ofron mbështetje në asnjë konflikt. Mendoj se është e rëndësishme që Zvicra në këtë rast ta ushtrojë neutralitetin e saj në mënyrë strikte.

Nga perceptimi se Zvicra po shikohet si një mbrojtëse e madhe e Rusisë ose madje edhe si përfituese ekonomike nga kriza e Ukrainës, Maurer nuk ka frikë. Ai thotë se me qëndrimin e tij e përfaqëson edhe qëndrimin e gjithë qeverisë. Sipas tij, ka qenë veprim i duhur kur presidenti i federatës, Didier Burkhalter  në cilësinë e kryetarit të OSBE-së i ka tërhequr vërejtjen Nato-s që të mos e izolojë Rusinë.

Shpallja nga ana e Nato-s e vendimit për ngritjen e trupave për ndërhyrje të shpejtë nga Rusia mund të kuptohet edhe si provokim ka thënë më tutje ministri zviceran i mbrojtjes dhe kjo paraqet rrezik.