Kosova

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen në Shtime

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për grabitje në një shtëpi në Shtime, ku mbeti i vrarë një person dhe u palgos një tjetër. Bëhet fjalë për A.T. Ai është arrestuar në Prishtinë, por me prejardhje është nga komuna e Pejës,.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i policisë së Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Mund ta konfirmoj se hetuesit e rajonit e Ferizajt po i kryejnë disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, deri më tani është arrestuar një person si i dyshuar”, tha Hajdini.

Ndryshe, personi i vrarë në Shtime, i dyshuar për grabitje, është F. Gashi, djali i policit B. Gashi.

B. Gashi është zyrtar policor, i cili punon në stacionin policor në Graçanicë.

Gjatë kësaj vjedhje ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë A. Ndrecaj dhe N. Ndrecaj, ndaj tyre është caktuar paraburgimi me kohëzgjatje prej një muaji.

Për vjedhjen e 24 mijë frangave në këtë shtëpi, policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve të tjerë, raporton Sinjali, përcjell Albinfo.ch.