Kosova
Kosovari paraqet rrezik për Italinë – dëbohet nga atje
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot se ka nënshkruar dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s.
Siç thuhet në njoftimin e tij publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.
“Ngjashëm veprojmë edhe ne, kur vlerësojmë që dikush paraqet rrezik për sigurinë tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”.
“Për ne, siguria e vendeve partnere paraqet investim në zgjerimin e rrjetit të sigurisë globale, ku vendi ynë kontribuon aktivisht”.
“Ne jemi pjesë e një koalicioni global, ku gëzojmë respekt për përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet tona ligjore e institucionale”.
“Kosova e ka dhënë këtë shembull edhe duke treguar se mund t’i trajtojë të përfshirët e drejtpërdrejtë në ish-vatrat e përhapjes së luftërave dhe urrejtjes. Këtë do ta bëjmë me durim e drejtësi”.
“Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfarëdo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend”.
“Sot vetëm në partneritet dhe në koordinim, mund të ndjehemi të sigurt si komunitet evropian dhe ndërkombëtar”.
“Autoritetet tona do të merren me rastin, përderisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij”.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













