Kultura
Kosova kandidon për “Oscar”
Kosova për të gjashtin vit do të propozojë kandidatin e vet për nominim për edicionin e 92-të të çmimeve “Oscar”.

Të martën, Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë filmbërësit e interesuar që t’i dërgojnë propozimet e tyre për konsiderim për çmimin e madh për kategorinë Film në gjuhë të huaj, që mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit në edicionin e 92-të “Academy Awards”.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur komisioni i QKK-së kishte pasur vetëm filmin “Martesa” si propozim, sivjet gara duket të jetë më interesante. Së paku tri projekte filmike të mbështetura nga buxheti i shtetit mund t’i plotësojnë kriteret për t’u bërë kandidatë.
Sipas drejtorit të QKK-së, Arben Zharku, pritjet janë që “gara të jetë më interesantja deri më tani me tre filma të shkëlqyer”.
Duke pasur si kusht për konkurrim të gjitha projektet e metrazhit të gjatë që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë me radhë në kinematë e vendit nga 1 tetori i vitit të kaluar deri më 30 shtator të këtij viti, “Nëntor i ftohtë”, nën regjinë e Ismet Sijarinës, tashmë është filmi i parë që i plotëson kushtet e kërkuara. /Koha.net
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri