Shqipëria
Pas dy grabitjeve, aeroporti i Rinasit ndërron kompaninë e sigurimeve
Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kanë rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje, shoqëria koncensionare e aeroportit ‘Nene Tereza’ ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.
Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende, por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit, të cilët do të merren direkt me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Në fakt ICTS kishte një kontratë afatgjatë për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, por në kushtet e skadimit të licencës, nuk mund ta ushtrojë dot këtë aktivitet.
Si motiv kryesor i mosrinovimit janë dy grabitjet e ndodhura pistën e aeroportit ku nën kërcënimin e armëve u morën miliona euro, pjesë të sasive të parave që bankat depozitonin jashtë shtetit. ICTS Albania ka qenë e kontraktuar që në vitin 2005 për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Sipas dokumenteve të tenderit, kompania që do menaxhojë sigurinë në Rinas duhet të merret me kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, dokumenteve të udhëtimit, skanimin e bagazheve, ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe postës, kontrollin e automjeteve në aeroport.
Po ashtu duhet të bëjë ruajtjen dhe patrullimin e perimetrit të aeroportit dhe zonave të brendshme si monitorimin përmes sistemeve të sigurisë. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zbatimi nis në verën 2019, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4














