Shkurt.ch
53% të të moshuarve në Zvicër janë me mbipeshë
Te personat nga 15 deri 34 vjeçarë këtë tregues e kanë 27% ndërsa te moshat 35-49 vjeçare, 42%. të rasteve
Çdo i dyti banor i Zvicrës që ka kaluar moshën 65 vjeçare, është me mbipeshë. Këtë e tregon një statistikë e publikuar të martën nga Zyra Federale për Shëndetësi (BAG).
Sipas kësaj statistike, njerëzit e moshuar kanë shumë më shpesh kilogramë të tepërt në krahasim me të rinjtë, shkruan srf.ch. Kështu, 53 për qind të personave të kësaj kategorie kanë një BMI (Body-Mass-Index) tepër të lartë. Te të rinjtë, pasqyra e BMI-së ndryshon dukshëm, transmeton albinfo.ch. Për shembull, te personat nga 15 deri 34 vjeçarë këtë tregues e kanë 27% ndërsa te moshat 35-49 vjeçare, 42% të rasteve
Dallime të theksuara ka edhe në mes të gjinive. Te moshat e shtyra, mbi 65 vjeç, burrat, me 62%, janë dukshëm më të prekur nga mbipesha se sa gratë. Ndërsa shkalla e mbipeshës te gratë e moshës mbi 65 vjeçare është, sipas BAG, 46%.
Këto shifra janë për brengosje, shkruan BAG në një komunikatë për shtyp. Kjo për faktin se mbipesha e rrit rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, përcjell albinfo.ch. Personat që kanë peshë të tepruar, veç kësaj, kanë rrezikshmëri të shtuar për tu sëmurë nga disa lloje të kancerit dhe të diabetit të tipit 2.
Ushqimi i balancuar dhe lëvizjet në masë të mjaftueshme janë thelbësore për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit, shkruan BAG.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












