Shkurt.ch
Festohet 40 vjetori i krijimit të Kantonit Jura, më të riut në Zvicër
Më 24 shtator të vitit 1978 me votimin pro të 82.3% të qytetarëve zviceranë me të drejtë vote, Jura u nda nga Kantoni i Bernës, të cilit i takonte deri në atë kohë

Aktivitetet festive për shënimin e 40 vjetorit të themelimit të Kantonit Jura kanë filluar me “Ditën e shkollave” që është mbajtur të premten (dje) në Saignelegier. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë më shumë se 5000 nxënës dhe 350 mësimdhënës. Me këtë rast, kryetari i Qeversisë së Kantonit Jura, Jacques Gerber ka falënderuarnxënësit për pjesëmarrjen, shkruan sda.ch.
Të gjithë së bashku pastaj kanë kënduar himnin zyrtar të kantonit më të ri të Zvicrës.
Në manifestimin qendror që mbahet të dielën, merr pjesë edhe ministri në Qeverinë Federale, Alain Berset, transmeton albinfo.ch. Po ashtu protet edhe pjesëmarrja e qeveritarëve të kantonit të Bernës, Philippe Müller dhe Pierre Alain Schnegg. Ky i fundit është banor i pjesës jurasiene (frankofone) të Kantonit të Bernës dhe njëherësh kryetar i delegacionit të regjionit Jura në Qeverinë e Kantonit të Bernës.
Më 24 shtator të vitit 1978 me votimin pro të 82.3% të qytetarëve zviceranë me të drejtë vote, Jura u nda nga Kantoni i Bernës, të cilit i takonte deri në atë kohë. Kjo kishte ngjarë pas debateve dhjetëravjeçare për krijimin e Kantonit Jura.
Zyratrisht, Kantoni është shpallur sovran, në 1 janar 1979, përcjell albinfo.ch. Duhet kujtuar se lëvizja për krijimin e Kantonit Jura ka kaluar edhe në faza të vështira, të karakterizuara edhe nga përdorimi i dhunës.
Në prag të festimit të jubileut, një grup autonomist që mbështet përfshirjen e qytetit Moutier brenda Kantonit Jura ka paralajmëruar se pakënaqësinë do ta shprehin me fishkëllima kundër pjesëmarrjes së dy funksionarëve të përmendur nga Kantoni i Bernës.
E-Diaspora
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg Mësueset e shkollës shqipe në Bavari organizuan një ekskursion në qytetin historik të Nürnbergut, me pjesëmarrës...
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz