Turizëm
Ksamili, një perlë ende e fshehur
Katër ishujt shkëmbore, të pabanuar, të mbuluar nga një bimësi e dendur mesdhetare, me një rërë të bardhë në brigjet e tyre, ku mund të arrihet vetëm me varkë
I zhytur në një park natyror, dhe i rrethuar nga ujërat e kristalta të detit Jon, Ksamili është destinacioni më atraktiv bregdetar që ekziston në Shqipëri, dhe vetëm gjashtë milje nga Greqia (Ksamili do të thotë “gjashtë milje”), shkruan media italiane, Si Viaggia, duke e cilësuar si një perlë ende të fshehur.
Pranë këtij qyteti ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, një zonë e mbrojtur UNESCO, në majën më jugore të vendit, më pak se 20 kilometra nga qyteti i Sarandës.
Sikur të mos mjaftonte bukuria e këtij vendi, Ksamili është gjithashtu pjesë e një arkipelagu të vogël të përbërë nga katër ishuj, që duke i pare ato, duken si parajsë në Tokë.
Katër ishujt shkëmbore, të pabanuar, të mbuluar nga një bimësi e dendur mesdhetare, me një rërë të bardhë në brigjet e tyre, ku mund të arrihet vetëm me varkë, transmeton ATSH.
Të gjithë së bashku, këta ishuj nuk kalojnë sipërfaqen prej 10 hektarësh. Dy ishuj të tjerë janë të lidhur në kontinent nga një rrip i hollë rëre, pak si ato pamje që shihen në Maldive dhe Karaibe, përcjell albinfo.ch.
Por spektakli më interesant është ai që mund të admirohet në det: ujërat e freskëta dhe transparente, në të vërtetë, janë të banuara nga shumë delfinë.
Kjo perlë e fshehur, është ende e panjohur dhe frekuentuar nga turistët e huaj (shqiptarët e dinë shumë mirë këtë vend), por në pak vite me siguri do të përfshihet nga ‘’stuhia’’ turistike, duke pasur parasysh suksesin që Shqipëria shijon vitet e fundit.
Pas dekadave që Evropa nuk kishte më një destinacion të tillë të kërkuar, e fundit kishte qenë Greqia në vitet 1990 , këtu në Shqipëri jemi dëshmitarë të një bumi të vërtetë turistik.
Për fat të mirë, në këto pjesë nuk ka ende hotele të mëdha, dhe zinxhirë hotelerish ndërkombëtare, por vetëm objekte të vogla familjare që janë gjithashtu mjaft të lira.
Natyrisht, muajt e verës janë më të shtrenjtë, por këtu klima është e shkëlqyer gjatë gjithë vitit dhe për ata që vijnë jashtë sezonit.
Për të arritur në arkipelagun e Ksamilit, mënyra më e shpejtë është fluturimi nëpërmjet ishulli të Korfuzit, që është vetëm disa milje larg detit, dhe më pas me anë të një trageti të arrihet në Sarandë.
Meqenëse në Shqipëri është e domosdoshme të keni një makinë (të vetën, ose me qira), mund të merrni tragetin nga qytetet italiane të Trieste, Ankona ose Brindisi, për në portin e Durrësit dhe më pas të përshkoni rrugën përgjatë bregdetit.
Një pjesë e kësaj rruge ndër të tjera, është një ndër më të bukurat në Evropë dhe është absolutisht udhëtim i këndshëm.
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














