Opinione
Në “Newborn” mungon Majlinda Kelmendi
Shkruan Zana Avdiu
Ndryshimi i pamjes së NEWBORN-it me 99 fytyra të grave që kanë kontribuar, është një nga iniciativat më të mira.
Por, krijimi i listave nga shoqet mes veti, në një nga kafenetë e Prishtinës është turp dhe skandaloz.
Ta fusesh në një listë Vasfijen me kinse aktiviste, që puna e tyre është me u sjellë kafeve, është skandal, është devalvim i madh i punës së saj. Është poshtërim për figurën e Vasfijes!
Ta fusësh Vasfijen në një rend me “aktivistet” të cilat iu nënshtrohen të dashurve të tyre, të cilat vajzat e reja i pengojnë në punësim duke thënë se ato janë vetëm per seks dhe jo punë, është kulmi i skandalit.
Ta bësh një listë për gratë me më ndikim, dhe që e kanë ndryshuar përceptimin mbi gruan e të mos jetë: Gjeneralja e parë grua Irfete Spahiu, është turp dhe skandaloze. A ka figurë që e ndryshon më shumë përceptimin për gruan, sesa një gjenerale?
Në një vend ku listohen gratë që e kanë ndryshuar përceptimin dhe gjendjen e gruas në Kosovë, që e përfaqëson të suksesshmen e të mos i fusësh Flaka Surroin dhe Aferdita Saraçinin, është tejet skandaloze dhe e turpshme. Dy mediat më të mëdha në Kosovë që 20 vjet, janë të udhëhequra nga dy gra. Çka duhet të bësh tjetër që të hysh në këtë listë? Me të suksesshme po të bëka qëndrimi kafeve të Prishtinës, sesa t’i kesh dy mediat më të mëdha në vend? Qesharake!
Të mos e përmendësh Fahrije Hotin, e cila e ka ringjallur një fshat (Krushën), me një kontribut të jashtëzakonshëm për gratë, është tejet skandaloze.
Ta bësh nje listë të grave të suksesshme, e të mos e përmendesh Vlora Çitakun, është tejet qesharake. Përveç qe e ka ndryshuar përceptimin se të jesh i/e suksseshme në politike, mund të mos jesh as i vjetër as burre. Kosova nuk ka pasur asnjëherë përfaqesim më të mirë në OKB sesa tani, me Vlorën.
Pastaj, të lihet jashtë gazetarja që ka marrë çmim nga Shtëpia e Bardhë për luftën e lirisë së medias dhe guxim, Arbana Xharra, është po ashtu skandaloze.
Në një listë të grave të suksesshme të mos jetë aty gruaja më e votuara në Kosovë, deputetja Vjosa Osmani, është qesharake, skandaloze, e neveritshme, e turpshme.
Janë edhe shumë gra të tjera, si Emine Bakalli, Edi Shukriu, Drita Gunga, Doruntina Sylejmani, Albulena Haxhiu, Besa Shahini, Vjosa Dobruna, Shukrije Gashi, Eli Krasniqi, Arilena Shala, Besa Luzha e shumë e shumë të tjera, dhe të futen në atë listë disa figura ultra të lodhta, dhe pa asnjë kontribut, të cilat nuk kanë mundur ta ndryshojnë as familjen e tyre, as shoqerinë e tyre të ngushtë, sa është qesharake është edhe skandaloze.
Dhe për fund, ajo e cila nuk e ndryshoi vetëm përceptimin për gruan në Kosovë, por e ndryshoi edhe imazhin e Kosovës në botë, Majlinda Kelmendi, mbetet jashtë kësaj liste. A mund ta imagjinoni këtë?
Kjo listë që është publikuar (duke i perjashtuar një numër shumë të vogël), është me çu ujë në mulli të armikut (patriatkaleve), që thonë se nuk ka gra në sferën publike, sepse ato janë të paafta.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











