Kosova
Pas 20 vjetësh në Kosovë, ushtarakja kanadeze që ndihmoi fëmijët gjatë luftës
Sot në Aeroportin e Prishtinës organizohet mikpritje për veteranen e ushtrisë kanadeze, Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-s u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit.
Sophie Levesque Boisvert është një ish-ushtare kanadeze, e cila nëpërmjet KFOR-it ka shërbyer në Kosovë, më saktësisht në Drenas, në vitet ’99. Në atë kohë, përveç ushtare, ajo vullnetarisht është kujdesur edhe për fëmijët, nga lodrat e vizatimet e deri tek ofrimi i kujdesit mjekësor.
Në qershor të vitit 2018 nëpërmjet fotografive i kërkoi 21 fëmijë, për të cilët ishte kujdesur më shumë. Fatmirësisht, përbrenda 72 orëve të gjithë ata persona u identifikuan.
Kjo ushtare, pas më shumë se 20 vjetësh vjen në Kosovë për t’i takuar ata fëmijë, por edhe për ta vizituar vendin të cilin e ndihmoi.
Me këtë rast organizata joqeveritare Qendra e Rinisë Drenas, në bashkëpunim me grupin e fëmijëve kanë organizuar një pritje në Aeroportin e Prishtinës, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e saj dhe sakrificat që i ka bërë gjatë kohës së shërbimit të saj në Kosovë.
Pritja do të organizohet në daljen e rregullt të udhëtarëve, ku do t’i dhurohen lule nga vajza e njërës prej personave për të cilët është kujdesur. Po ashtu, në shenjë simbolike do t’i dhurohet flamuri i Kosovës dhe mirënjohje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











