Bota
Ligjvënësit amerikanë kërkojnë ndryshimin e një ligji për luftën
Rritja e tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka nxitur disa ligjvënës demokratë dhe republikanë që të bëjnë thirrje për anulim të ligjit që presidentët kanë përdorur për dy dekada kur kanë justifikuar aksionin e ushtrisë amerikane në gjithë botën, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Demokratja, Barbara Lee dhe republikani, Thomas Massie, kanë thënë në një konferencë për media bashkë me pjesëtarë tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve se kërkojnë pezullimin e ligjit që autorizon përdorimin e forcës ushtarake.
Ky ligj është miratuar disa ditë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Si pasojë e këtij sulmi terrorist kanë humbur jetën rreth 3,000 persona.
Ligjvënësit kanë thënë se pas gati 18 vjetëve është koha që Kongresi të zëvendësojë këtë ligj, duke thënë se është shumë i përgjithshëm dhe nuk duhet përdorur për të arsyetuar luftën me Iranin, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Uashingtoni dhe Teherani kanë përshkallëzuar retorikën e tyre ndaj njëri-tjetrit, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump që synon të dërgojë në zero eksportet e naftës së Iranit, si dhe pas shtimit të prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në përgjigje që asaj që SHBA-ja ka konsideruar si kërcënime nga Teherani.
Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur frikën se Trump mund të urdhërojë nisjen e sulmeve ndaj Iranit.
Mirëpo zyrtarët e lartë të administratës së Trumpit kanë tentuar të ulin nivelin e këtyre shqetësimeve të martën, duke u dhënë atyre informacioneve për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













