Kosova
Kompanitë nga Kosova, në panairin PLMA 2019, Amsterdam
Në Amsterdam është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë “World of Private Label”, panair ky që konsiderohet evenimenti kryesor, ku prodhuesit e produkteve të ndryshme ushqimore prezantojnë aftësitë e veta prodhuese, duke u ofruar kështu blerësve potencial furnizimin konstant, sipas kërkesave të tregjeve përkatëse dhe me markën tregtare të tregut të blerësit.
Duke pasur parasysh nivelin e lartë të kapaciteteve prodhuese si për nga kuantiteti, ashtu edhe për nga kualiteti, këtë vit, në mesin e kompanive prezente është Devolli Corporation me produktet që vijnë nga kompanitë Princ Caffe dhe M&Sillosi.
Devolli Corporation ka ekspozuar produktet nga dy fabrikat e kafesë, atë të kafes turke dhe espresso si dhe gjithë gamën e produkteve të instant kafesë, produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madhe të vizitorëve të këtij panairi të sivjetmë.
Ndërsa, përshtypje të veçantë ka bërë këndi i kompanisë M&Sillosi, ku vizitorëve përveç që u janë prezantuar brendet e kësaj kompanie, FINNESA dhe DELLINO, po ashtu çdo vizitor ka pasur mundësinë të informohet me produktet që tanimë prodhohen nga M&Sillosi, sipas kërkesave specifike të kompanive të mirënjohura botërore, siç është rrjeti global KFC dhe po ashtu ai i DOMINO PIZZA’S.
Falë mbështetjes së autoriteteve të ministrive përgjegjëse, kompanitë tona pjesëmarrëse kanë gjetur një mundësi shumë të mirë për të realizuar kontrata të reja, të cilat do t’u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë