Kosova
Kritikon ambasadori: Mos i shfrytëzoni viktimat për përfitime politike
Një fotografi e publikuar nga deputetja Flora Brovina për të cilën tha se është një grua shqiptare e dhunuar gjatë kohës së luftën nga serbët, ngjalli kritika të shumta në shoqërinë kosovare.
Në lidhje me publikimin e kësaj fotografie shumë personalitete e shoqata reaguan duke thënë se nuk është e dinjitetshme publikimi i saj, për shkak të përmbajtjes.
Më pas doli se e njëjta fotografi të cilën e prezantoi deputetja e PDK-së Flora Brovina, është ndarë nga një video pornografike.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar në lidhje me rastin për të cilin që dy ditë radhazi ka ngritur shqetësime në shoqërinë kosovare.
Ambasadori Kosnett tha se: “Të mbijetuarit e mizorive duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri”.
Ai shtoi edhe se viktimat e luftës në Kosovë nuk duhet të shfrytëzohen nga politika.
“Udhëheqësit e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat të shërohen, jo t’i shfrytëzojnë ato për përfitime politike”, ka thënë Kosnett.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













