Shqipëria
Bllokohet për dy orë Shqipëria nga protesta e opozitës
Ashtu siç ishte paralajmëruar Opozita në Shqipëri me protestë ka bllokuar 12 rrugë kryesore në disa qytete nga ora 18:00 deri rreth orës 20:00 në kuadër të përshkallëzimi të protestave për rrëzimin e Qeverisë Edi Rama, transmeton albinfo.ch.
Në Tiranë protestuesit kanë ndezur tymuese dhe flakadanë duke thirrur “Rama ik”. Disa nga drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike ishin në krye të kësaj proteste.
Ndërkaq edhe në qarqe të tjera protestuesit kanë djegur goma apo edhe kanë hedhur flakadanë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke folur nga Durrësi e cilësoi kryeministrin Rama si një të çmendur që ka marrë peng vendin.
Kryemadhi theksoi se Rama ka marrë peng Shqipërinë dhe institucionet demokratike të saj, duke i futur nën thundrën e vet.
E Lulzim Basha nga Elbasani ka thënë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për një qeveri transitore.
Opozita gjatë ditës në Shqipëri ka paraqitur edhe planin 10 pikësh të cilat sipas tyre do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ata janë shprehur të bindur se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e opozitës.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












