Kosova
Anketa: Evropianët nuk i duan shqiptarët në BE
Vendet e anketuara janë: Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Britania e Madhe
Gjermania dhe Franca nuk i duan shqiptarët si pjesë e Bashkimit Evropian, siç nuk i duan edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Një anketë e fundit e kryer mbi qytetarë të ndryshëm të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian, mbi pëlqimin e tyre ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shteteve të tjera në union, e ilustron më së miri këtë.
Së pari, vetëm 23% e evropianëve të anketuar duan që shqiptarët të bëhen pjesë e unionit, ndërkohë që, thuajse gjysma, 44%, nuk i duan në BE, transmeton ‘Scan’.
Norma e pëlqimit është padiskutim më e ultë krahasuar me fqinjët e Shqipërisë. Pra, mes vendeve kandidate, shqiptarët, pasi Kosova është e dyta më pak e preferuar, janë më pak të pëlqyerit për t’iu bashkuar familjes evropiane, përcjell albinfo.ch.
Vendet e anketuara janë: Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Britania e Madhe. Anketa është kryer në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kështu që edhe qëndrimet duket të jenë disi të freskëta.
Vendi që i do më pak shqiptarët është Franca. Vetëm 13% e francezëve i pranon në BE. Për ironi të fatit, në vend të dytë ndjek Gjermania, me 21%.
Në të dyja rastet, si për francezët, ashtu edhe për gjermanët, më shumë se gjysma e qytetarëve, e ka të qartë; nuk i duan shqiptarët në Bashkimin Evropian.
I vetmi vend tjetër i Ballkanit Perëndimor ku kjo normë është mbi 50%, është pikërisht Kosova. Pra, pikërisht Gjermania dhe Franca, vendet nismëtare të Samitit të Berlinit dhe procesit të integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, duket të jenë ato më skeptiket, dhe me një qëndrim për të cilin do të duhet shumë punë për ta ndryshuar.
Suedezët dhe norvegjezët janë ata që i duan më shumë mes vendeve të anketuara, me 31% dhe 32% të qytetarëve respektivisht, që duan t’i shohin shqiptarët në union.
Anketa është kryer nga “Yougov”, një kompani ndërkombëtare me qendër në Londër, për kërkime në treg, anketa si dhe kërkime analitike.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












