Shqipëria
Rast i veçantë në Korçë: Hoxha shkon në kishë dhe uron Pashkët
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka bërë një vizitë dhe urim në Mitropolinë e Korçës për festën e Pashkëve.
Kjo vizitë ka shënuar një rast të pazakontë në këtë ditë feste për besimtarët ortodoksë.
Ashtu sikurse Shqipëria njihet për bashkëjetesë fetare, myftiu ka dashur të tregojë edhe një herë se të gjitha fetë predikojnë paqe dhe lumturi, shkruan gazeta Konica, përcjell Albinfo.ch.
‘Kjo ditë, ashtu si në ditët e tjera të festave, njerëzit mblidhen, urojnë dhe festojnë me njëri-tjetrin, kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për ne.
Një ditë kur ne të mendojmë se Zoti nuk kujtohet vetëm në ditët e festave apo kur kemi halle, por Zoti do të jetë në jetën tonë, feja duhet të jetë në jetën tonë në të gjitha ditët’, tha ndër të tjera Cikalleshi për mediat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së














