CH-Ballkani
Serbët bllokojnë një furrë të shqiptarëve në Beograd, reagon Pacolli
Gjatë pasdites së sotme, u raportua nëpër rrjete sociale e media se është bllokuar një furrë e shqiptarëve në Beograd, shkruan albinfo.ch.
Nga fotografitë që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen persona me flamuj serbë e me letra në të cilat dukej hartat e Kosovës nme flamuj serb.
Këtë incident e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash ka thënë se në Serbi nuk ka demokraci për banorët jo serbë.
“Sot serbet në Beograd kanë bllokuar punën e një furre pronë e një shqiptari. Në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare. Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së”, ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











