Shkurt.ch
Si të hapni një llogari bankare në Zvicër?
Mësoni se si të zgjedhni një bankë në Zvicër dhe si të hapni një llogari bankare, para ose pasi të keni arritur në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Nëse po zhvendoseni në Zvicër, hapi i parë për financat tuaja është hapja e një llogarie bankare. Llogaritë bankare në Zvicër shpesh portretizohen si shenjë e një identiteti të fshehtë ose veprimtarie kriminale, por sa e vështirë është të hapësh një llogari në këtë vend shumë të rregullt?
Në Zvicër ka qindra banka, duke filluar nga bankat e mëdha shumëkombëshe në banka më të vogla që u shërbejnë komuniteteve ose klientëve selektivë. Konsiderohet si qendra më e madhe financiare në botë, sektori bankar zviceran ishte i njohur historikisht për privatësinë, stabilitetin dhe mbrojtjen e informacionit të klientëve, përcjell albinfo.ch.
Bankat në Zvicër:
Për të sapoardhurit në Zvicër është mirë që menjëherë të hapet një llogari bankare.
Bankat zvicerane kanë tendencë të caktojnë një menaxher individual për kontrollin e llogarisë për çdo klient, prandaj mësoni sakt se kush është menaxheri juaj dhe përpiquni të merrni adresën e tyre të emailit dhe numrin e telefonit për t’ju ndihmuar me çdo çështje.
Përdorimi i kartelave të huaja në Zvicër:
Si në pjesën më të madhe të Evropës, përdorimi i kartelave bankare pranohet edhe në Zvicër, megjithëse vizitorët duhet të konsiderojnë se disa dyqane dhe restorante të vogla lokale mund të kërkojnë para në dorë. MasterCard dhe Visa janë më të njohurat në Zvicër, e ndjekur nga American Express dhe Diners Club.
Monedha zvicerane:
Meqenëse Zvicra nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, të gjitha pagesat në Zvicër duhet të bëhen në franga zvicerane (CHF), edhe pse mund të gjesh disa vende ku pranohet euro, si në aeroporte, në autostradë dhe në disa kabina telefonike me monedha.
Franga zvicerane njihet si Schweizer franken në gjermanisht, franc suisse në frëngjisht dhe franco svizzero në italisht, përcjell albinfo.ch.
Të zgjedhësh një bankë në Zvicër:
Ekzistojnë dy lloje kryesore të institucioneve financiare në Zvicër që ofrojnë shërbime bankare të përditshme: bankat kantonale dhe institucionet kombëtare. Përveç kësaj, ka një numër të bankave private dhe bankave investuese, megjithatë këto nuk merren me shpenzimet ditore dhe llogaritë.
Bankat kombëtare të Zvicrës:
Bankat kombëtare janë ato banka të cilat operojnë në gjithë vendin. Lista kryesuese e bankave zvicerane përfshin UBS, Credit Suisse, Raiffeisen dhe Swiss post office.
Bankat kantonale në Zvicër:
24 bankat kantonale në Zvicër janë të disponueshme vetëm për banorët e kantoneve.
Të gjitha kantonet kanë banka përveç Solothurnit dhe Appenzell Ausserrhoden. Nëse lëviz nga një kanton në një tjetër, mund të udhëzoheni për të transferuar llogarinë tuaj dhe nëse lëvizni ndërkombëtarisht është pothuajse e sigurt se banka do të dëshirojë ta mbyllë llogarinë tuaj. Pavarësisht nga kjo, shumë banka kantonale, ofrojnë norma të mira dhe disa prej tyre konsiderohen ndër bankat më të mëdha në Zvicër, siç janë bankat kantonale në Cyrih, Vaud, Bazel, Lucern, St Gallen dhe Bernë.
Të hapësh një llogari bankare para se të zhvendoseni në Zvicër:
Hapja e një llogarie mund të jetë e vështirë për ata që nuk janë banorë të Zvicrës. Megjithatë, transaksionet bankare zvicerane mund të bëhen për sa kohë që klientët ndjekin rregullat dhe rregulloret e bankës, përcjell albinfo.ch.
Të hapësh një llogari bankare gjatë kohës që jeni në Zvicër:
Mënyra më e thjeshtë për të hapur një llogari bankare zvicerane është pasi të jeni në Zvicër. Llogaritë zakonisht zgjasin nga një javë deri në një muaj për t’u bërë aktive.
Në qytetet e mëdha, shumica e bankave do të kenë në dispozicion një anëtar të stafit, i cili flet anglisht. Bankat janë zakonisht të hapura nga ora 9 deri në orën 17, nga e hëna deri të premten, edhe pse disa degë do të mbyllen gjatë drekës.
Qytetarëve të Shteteve të Bashkuara mund t’u kërkohet gjithashtu të nënshkruajnë një dokument që pranon të njoftojë IRS-në për të gjitha transferet për shuma të caktuara.
Mbyllja e një llogarie bankare në Zvicër:
Mbyllja e një llogarie është më e lehtë se sa mund të prisni. Nuk ka asnjë dënim financiar dhe as asnjë para nuk mbahet, përveç nëse është arritur një marrëveshje me bankën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë













