Shqipëria
Çmimet: Stambolli, më i shtrenjti me “Air Albania”
Kështu tek një biletë e Air Albania me vlerë 224.5 euro për të shkuar nga Tirana në Stamboll më datë 30 prill ju keni paguar 155 euro çmimin e biletës, 4 euro tarifë për sigurinë, 12.50 euro si tarifë për shërbimin e pasagjerëve, 10 euro si taksë për kalimin e kufirit, dhe 43 euro si pagesë për karburantin
Nëse po mendoni të bëni një udhëtim dhe jeni në dilemë për destinacionin, pasi ju kufizon buxheti, ndoshta do të zhgënjeheni kur të shihni se Stambolli bie i pari nga lista juaj.
Shumëkush ka pritur fillimin e fluturimeve të cilësuara si “low cost” të Air Albania për të vizituar këtë qytet, por pas një kërkimi në faqet e kompanive ajrore për çmimet që ofrojnë në të njëjtat data, por për destinacione të ndryshme, rezulton të linja ajrore shqiptare të ketë çmimin më të lartë.
Ne zgjodhëm të shihnim çmimet në destinacione të tilla si Parisi, Roma, Milano, Bolonja, Budapesti dhe Stambolli, të gjitha me linja direkte dhe në të njëjtat data për të nxjerrë një krahasim mbi çmimet, raporton “monitor”.
Kështu nëse zgjedhja juaj është Parisi për një fluturim vajtje-ardhje në datat 11 dhe 16 maj 2019 me linjën ajrore Transavia çmimi juaj final për biletën është 153 euro, përcjell albinfo.ch.
Nëse zgjidhni që të udhëtoni drejt Budapestit ku fluturimet operohen nga Wizz Air çmimi juaj final i biletës për 11 maj-16 maj është 84.98 euro.
Nëse zgjidhni Stambollin me Air Albanian, çmimi që do t’ju rezultojë për rezervimin tuaj final në të njëjtat data është 303 euro.
Për Romën, duke operuar nga Alitalia vajtje-ardhje do t’ju kushtojë 155.10 euro, kurse për të shkuar në Bolonja në të njëjtat ditë do t’ju duhet të paguani 121,68 euro.
Ashtu sikurse shihet nga të gjithë destinacionet, Stambolli rezulton më i shtrenjti, ndërkohë që Air Albania as që i afrohet konceptit low cost duke u renditur tek më të shtrenjtat.
Air Albania nisi fluturimet në 19 prill në mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana për në Stamboll, në linjën e Turkish Airlines, duke mos shtuar fluturim të ri.
Ministrja e Industrisë dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, pohoi se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano. Destinacion tjetër është edhe Londra në një moment të dytë.
Kur merrni një biletë, kompanitë ajrore ju detajojnë një nga një zërat që përfshin ajo pra çfarë keni paguar.
Kështu tek një biletë e Air Albania me vlerë 224.5euro për të shkuar nga Tirana në Stamboll në datë 30 prill ju keni paguar 155 euro çmimin e biletës, 4 euro tarifë për sigurinë, 12.50 euro si tarifë për shërbimin e pasagjerëve, 10 euro si taksë për kalimin e kufirit, dhe 43 euro si pagesë për karburantin.
Në një biletë të Wizz Air të datës 30 prill me kosto 34.99 euro ju keni paguar vetëm 26.99 euro për biletën dhe 8 euro si tarifë administrimi.
E-Diaspora
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis Takim i shkëlqyer me homologun zviceran, Ignazio Cassis, e ka cilësuar ministri i Jashtëm i Shqipërisë,...
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri