Bota
Dënohet me 15 vjet burgim serbi që privoi nga jeta 15 shqiptarë
Departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999.
Sipas vendimit të Gjykatës, ai së bashku me një grup ushtarësh urdhëroi, orkestroi dhe mori pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë, transmeton REL, përcjell albinfo.ch.
Ish-pjesëtari tjetër i ushtrisë jugosllave, Pavle Gavriloviq u lirua nga përgjegjësia. Asnjë nga anëtarët e familjes së viktimave, të cilët kanë marrë pjesë në shpalljen e vendimit para gjykatës në Beograd, nuk kanë dashur të bëjnë deklarata.
Sipas prokurorisë, Gavriloviq dhe Kozlin si pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave më 25 mars të vitit 1999, kanë marrë pjesë në sulmin në fshatin Tërnje në Kosovë ku janë vrarë 31 civilë shqiptarë mes të cilëve 12 gra dhe katër fëmijë.
Gavriloviq i cili në atë kohë ka qenë komandant i batalionit 549 të ushtrisë, sipas prokurorisë, e ka urdhëruar sulmin pasi ka mbledhur rreth vetes vartësit e tij ndër të cilët edhe Kozlinin dhe i ka urdhëruar ata që ti vrisnin civilët duke iu thënë “nuk duhet të ketë të mbijetuar”. Sipas aktakuzës, Kozlin dhe komandantët tjerë më pas e filluan sulmin.
Në fillim të gjyqit, Gavriloviç dhe Kozlin mohuan fajin.
Organizata joqeveritare “Fondi për të Drejtën Humanitare” në maj të vitit 2008 ngriti kallëzim penal ndaj 11 pjesëtarëve të brigadës 549 nën dyshimin se kanë kryer krim në Tërnje. Të njëjtin vit kallëzim penal ndaj tyre paraqitën edhe familjarët e viktimave.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















