Shqipëria
Reagime rreth grabitjes në aeroportin e Tiranës
Shoqata e Bankave e Shqipërisë ka dënuar grabitjen e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, duke thënë se ngjarjet e tilla janë shqetësuese.
Për këtë ngjarje në Aeroportin e Rinasit ka reaguar edhe kompania ‘Austrian Airlines’.
Kreu i shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se ngjarja është tepër e rëndë dhe përtej imagjinatës.
“Kjo vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Nëse do të mbyllet edhe ky rast si më parë, do të shtojë përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Duhet vëmendje për sigurinë. Si Shoqatë e Bankave e dënojmë një ngjarje të tillë. Ne kemi transportuar paratë dhe ngjarja ka ndodhur në avion. Në gjykimin tim, përgjegjësia është e aeroportit, pasi hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. Bankat kanë të siguruar të gjithë vlerën monetare”, ka thënë Burbulli.
Ndërsa zëdhënësja e linjës ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber, deklaroi se grabitja ndodhi kur sasia e parave po ngarkohej në aeroplanin e linjës Tiranë-Vjenë.
Gjithashtu ajo theksoi se nuk do të ketë më trasnferta parash nga Tirana për në kryeqytetin e Austrisë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe ekuipazhin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











