Integrimi
Shqiptarët tjerë që kandidojnë për Parlamentin Evropian
Adnan Dibrani, deputet socialist në Parlamentin suedez me dy mandate të plota, i lindur në Mitrovicë, por që jeton në Suedi që nga mosha 7-vjeçare, garon në zgjedhjet evropiane
“Ne vijmë me një ofertë të re për komunitetin shqiptar, që të kemi përfaqësues në tre nivele që kemi përpara, që do të thotë në nivelin evropian, ku jam unë kandidat, nivelin kombëtar në Parlamentin e Belgjikës dhe në nivelin lokal të Brukselit, ku janë tre kandidatë të pranishëm. Oferta është që komuniteti shqiptar të ecë sa më parë në këtë skenë”.
Me fillimin e fushatës zgjedhore, Amet Gjanaj, deputet aktual i rajonit të Brukselit, njëkohësisht edhe kandidat për në Parlamentin Evropian, pohoi se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që përveç parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të kenë përfaqësi edhe në Parlamentin Evropian.
Gjanaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Belgjikës, por ndërkohë, në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe atyre evropiane, të cilat do të mbahen më 26 maj, do të garojnë edhe 4 kandidatë të tjerë shqiptarë si pjesë e Partisë Socialiste Belge: Luiza Duraki, Habibe Duraki, Avni Gjanaj, si dhe Qëndresa Gerlica.
Të gjithë ata kanë shprehur besimin se, me përkrahjen e shqiptarëve do të arrijnë të dalin fitues në zgjedhje.
Ndërkohë, edhe Adnan Dibrani, deputet socialist në Parlamentin suedez me dy mandate të plota, i lindur në Mitrovicë, por që jeton në Suedi që nga mosha 7-vjeçare, garon në zgjedhjet evropiane të muajit të ardhshëm për një vend në Parlamentin Evropian, transmeton “TCH”.
Emra shqiptarë do të ketë për të parën herë në historinë e Greqisë, edhe në listat e PASOK-ut, me Eda Gemin, kandidate për në Parlamentin Evropian, apo Fatos Malajn, që kandidon për Parlamentin grek, si dhe Arjana Barjaban, në garë për Këshillin Bashkiak të Athinës, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë ata thonë, se hyjnë në garë me një ofertë të re për komunitetin shqiptar, për të patur përfaqësues në të gjitha nivelet, në mënyrë që komunitetet shqiptare të bëjnë përpara e me besimin se Politika është Rruga e Krenarisë për të gjithë shqiptarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











