E-Diaspora
Ekstremisti gjerman: “Votoni për mua nëse nuk doni që t`ju vjedhin shqiptarët”
”Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen si ndihmës mobilë infermierie t`u vijnë në shtëpi dhe t`ua zbrazin dollapet”, duhet të kryqëzojë emrin e tij në listën zgjedhore të AFD-së
Politikani i partisë gjermane të ekstremit të djathtë, AFD, Andreas Winhart është deputet në Parlamentin e Landit (Republikës) së Bavarisë. Me disa fjalime zgjedhore dhe në prononcime të tij në media sociale ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime të ashpra të publikut në Gjermani.
Në njërin nga fjalimet ai ka prekur edhe shqiptarët, duke i etiketuar ata në mënyrë paushalle për sjellje hajdutësh, edhe kur janë të punësuar si ndihmës infermierie, shkruan albinfo.ch. Prandaj, ”kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen si ndihmës mobilë infermierie t`u vijnë në shtëpi dhe t`ua zbrazin dollapet”, duhet të kryqëzojë emrin e tij në listën zgjedhore të AFD-së, shkruan derwesten.de.
Wienhart ka bërë edhe deklarata tjera që kufizohen me racizëm. Më flagrantja prej tyre ka qenë kjo: “AfD ofron një shans për të fundosur barkat e shpëtimit t(ë refugjatëve) në Detin Mesdhe, transmeton albinfo.ch. Për këtë deklarim ndaj tij është ushtruar edhe kallëzim penal, madje edhe partia e tij i ka shqiptuar një vërejtje. Por, edhe më tutje e ka lejuar të kandidojë.
Së fundi Wienhart është aktualizuar për polemikën me moderatoren gjermane me prejardhje iraniane, Enisa Ammani. Ai e ka paditur moderatoren në fjalë pasi që ajo në një postim të saj në një video të publikuar në instagram e ka quajtur “idiot”, “bastard” dhe “racist të mjerë”, përcjell albinfo.ch. Këto emërtime ajo i kishte shqiptuar duke pasur parasysh deklarimin e politikanit gjerman në një fjalim të tij zgjedhor, si vijon: “Do të doja të dija, kur në fqinjësinë time një zezak (“Neger”, që në gjuhën gjermane ka konotacioin fyes, racist) puthë ose kollitet, atëherë unë duhet ta di nëse ai është i sëmurë apo nuk është i sëmurë, miq të dashur”.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














