Kosova
Lëvizja Pan-Europa kërkon urgjentisht heqjen e vizave për Kosovën
Pas votimit të suksesshëm në Parlamentin Evropian të raportit të paraqitur nga eurodeputetja Tanja Fajon, ka reaguar Lëvizja Pan-evropiane e Austrisë, e cila përmes një komunikate sot për shtyp ka kërkuar urgjentisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Për të gjitha vendet e Evropës Juglindore që ende nuk janë anëtare të BE-së, lëvizja e lirë pa viza ka kohë që është bërë realitet”, deklaroi Stefan Haböck, përfaqësues për marrëdhënie ndërkombëtare i Lëvizjes Pan-evropiane të Austrisë.
Sipas tij, vetëm qytetarët e Kosovës po konsiderohen disi si njerëz të klasit të dytë.
Në komunikatën e lëshuar për medie thuhet se Bashkimi Evropian i ka paraqitur Republikës së Kosovës një listë të gjatë të kritereve për të marrë liberalizimin e vizave.
Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar përmbushjen e këtyre kritereve dhe ka shqyrtuar situatën e sigurisë. Tani kërkohet veçanërisht nga shtetet anëtare të BE-së që të vendosin për këtë, edhe pse tek të cilat po gjenden justifikime të reja për të mos dhënë regjimin e premtuar të lëvizjes pa viza, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Gjatë Presidencës austriake të BE-së, Lëvizja Pan-evropiane e Austrisë ka pritur një zbatim konkret të lëvizjes pa viza për kosovarët.
“U premtua se nëse Kosova plotëson kriteret, vjen liberalizimi i vizave. Premtimi nuk u mbajt. Kjo nuk i bën mirë besueshmërisë së shteteve anëtare të BE-së“, deklaroi Rainhard Kloucek, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizja Pan-evropiane e Austrisë, ndaj qëndrimit bllokues të shumë qeverive evropiane për këtë çështje.
Lëvizja Pan-evropiane e Austrisë është organizatë austriake jopartiake, e themeluar në vitin 1922 nga Richard Coudenhove-Kalergi, si lëvizja më e vjetër evropiane e shtrirë në 24 organizata dhe në 22 vende të ndryshme evropiane.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë Një urë e dijes dhe përvojës në kuadër të “Swiss Medical School”, që bashkon diasporën mjekësore... -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











