Shkurt.ch
Zvicra, ndër vendet më së paku miqësore për ekspertët e huaj
"Expat"-ët konsiderojnë se të lidhësh miqësi me zviceranët, është një mision pothuaj i pamundur
Po ju besua “expat”-ëve, siç quhen të huajt të cilët qëndrojnë në një vend si ekspertë, ose si të punësuar për kompanitë ndërkombëtare, Zvicra bën pjesë ndër vendet ku këta të huaj gëzojnë më së paku mikpritje. Ata konsiderojnë se të lidhësh miqësi me zviceranët, është një mision pothuaj i pamundur, shkruan 20minuten.ch.
Në këtë përfundim ka ardhur organizata InterNations, e cila këtë e ka publikuar në raportin e saj më të ri.
Në këtë raport Zvicra zë vendin e 65 nga gjithsej 68 shtetet e radhitura mbi bazë të mundësisë që ofrojnë ato për të lidhur miqësi me vendësit, transmeton albinfo.ch. Ngjashëm ose më keq se Zvicra në këtë aspekt qëndrojnë vetëm shtetet si: Arabia Saudite (vendi 64), Danimarka (66) dhe Suedia (67).
Sa i përket Zvicrës, ky trend i (mos)mikpritjes është konfirmuar tashmë pesë vite me radhë.
Gjithsesj 30 për qind të expat-ëve i vlerësojnë zviceranët si njerëz përgjithësisht miqësor ndërsa përqindje e ngjashme rezulton edhe për shtetet tjera gjermanishtfolëse.
Një i huaj nga SHBA i cili jeton në Gjermani, ka deklaruar në këtë anketë se “mungesa e përgjithshme e dashamirësisë së njerëzve këtu”, është njëri ndër aspektet më negative të vendit.
Më tepër se gjysma e expat-ëve konsiderojnë se është shumë vështirë të miqësohesh me vendüësit në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo sigurisht e ul shkallën e përgjithshme të kënaqësisë me jetën e tyre këtu.
14% të të anketuarve kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me jetën e tyre në Zvicër dhe kjo është për 3 për qind mbi mesataren botërore.
Ndërkaq, ndër vendet më mikpritëse për expat-ët janë radhitur: Meksika, Bahreini, Serbia, Kosta Rika dhe Ekuadori. Në këto vende është më së lehti të lidhet kontakti me banorët vendorë. Dhe kjo dëshmohet edhe në shkallën e kënaqësisë së përgjithshme të expat-ëve, e cila në vendet në fjalë është veçanërisht e lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










