Shqipëria
Tensionohet situata mes protestuesve dhe policisë
Policia shqiptare ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës
Protesta para Parlamentit shqiptar vazhdon të jetë e tensionuar. Demonstruesit e opozitës, disa prej të cilëve të maskuar, kanë hedhur kapsolla dhe tymues në drejtim të policisë të vendosur para Parlamentit. Policia shqiptare u ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë, raportojnë mediat shqiptare.
“Të nderuar protestues dhe organizatorë, kujdes nga personat me maska që provokojnë policinë. Largoni personat me maska, pasi janë në shkelje të ligjit për tubimet. Ata do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, është apeli i policisë për protestuesit, një pjesë e të cilëve nuk i kanë ndalur sjelljet e dhunshme, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.
Së fundi, policia po vijon t’u bëjë apel protestuesve që të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit.
Ndërkohë pranë turmës kanë shkuar liderë të opozitës, si dhe disa ish-deputetë të kësaj force politike.
Disa militantë të Partisë Demokratike janë filmuar teksa ndodhen në tarracën e selisë blu, duke goditur me gurë efektivët e policisë që ndodhen para godinës së Parlamentit.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













