Kosova
Qytetarët e Kosovës blejnë vetura të përdorura
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2019 janë importuar 2 mijë e 374 vetura të përdorura
Qytetarët e Kosovës siç duket janë të pasionuar pas veturave të përdorura. Ndonëse janë konsideruar si shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit, fillimi i vitit 2019 ka shënuar importin më të madh të kësaj kategorie që prej hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 2019 janë importuar 2 mijë e 374 vetura të përdorura.
Kurse, vetura të reja brenda kësaj periudhe kohore kanë hyre në Kosovë vetëm 372 copë, shkruan ‘monitor’.
Vlera e përgjithshme e këtyre automjeteve llogaritet se është rreth 25 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, ishin importuar vetëm 1.573 vetura të përdorura dhe 511 vetura të reja.
Dogana e Kosovës ka rritur të arkëtojë për buxhetin e shtetit mbi 3 milionë euro vetëm nga doganimi dhe akciza, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti.
Kjo vlerë ishte dukshëm më e vogël gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, ku ishin arkëtuar rreth 2 milionë e gjysme euro nga akciza dhe doganimi.
Sipas të dhënave, vlera e këtij importi për vitin e kaluar sillej pak mbi 20 milionë euro.
Sa i përket importimit të veturave prej vendeve të Bashkimit Evropian, ekzistojnë disa kategori të personave, të cilët nuk i brengos ligji i ri, dhe ata janë, personat me nevoja të veçanta, invalidët e luftës, si dhe lirimet nga organizatat për gjësendet e personave të hendikepuar.
Ndërkaq, lirimet për automjetet janë të përcaktuara me ligj. E, kushtet për lirim të plotë nga detyrimet e importit, mjetet e transportit parashihen nga neni 331 deri tek 338.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të bërë publike ditë më parë në Kosovë janë rreth 1120 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VW, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMW dhe Daimler Benz.
Në vitet 2016 dhe 2017 importi i veturave të vjetra ka qenë i lartë. Nga gjithsej 64 mijë e 204 vetura sa erdhën në Kosovë për vitet 2016 dhe 2017, 90 deri 92 për qind e tyre ishin të përdorura dhe 8 deri në 9 për qind përbënin veturat e reja dhe vetura hibride me një përqindje të papërfillshme.
Kufizimi i importit të veturave të vjetra deri në dhjetë vjet hyri në fuqi më 1 janar 2018, me arsyetimin se në Kosovë po importohet një numër i madh i veturave të vjetra, e të cilat po shkaktojnë probleme si në komunikacion, por edhe në ndotje të mjedisit.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











