Shqipëria
Gjermania ndihmon Shqipërinë edhe me 300 mijë euro
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, i ka dorëzuar Policisë Shqiptare të Kufirit në praninë e ministrit të Brendshëm, Lleshaj, pajisje në vlerën e 300.000 eurove.
Kjo ndihmë në pajisje, e cila përfshin 10 automjete të tipit fuoristradë, aparatura teknike të një cilësie të lartë, ndër të tjera kamera termike dhe aparate të shikimit natën, është pjesë e një angazhimi gjithëpërfshirës të Gjermanisë në Shqipëri në fushën e sigurisë së brendshme, përcjell albinfo.ch.
Krahas konsolidimit operativ e strategjik të Policisë së Kufirit, ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët shqiptarë në luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.
“Pas dorëzimit të 35 automjeteve në vlerën e mbi 500.000 eurove dy vjetët e fundit Qeveria federale jep me ndihmën e sotme në pajisje një kontribut të mëtejshëm mjaft të rëndësishëm në konsolidimin e kontrollit të kufirit përmes policisë shqiptare të kufirit. Ky është njëkohësisht edhe një kontribut domethënës për sigurinë e kufijve në Evropë, duke qenë kështu në interesin e përbashkët shqiptar, gjerman dhe evropian”, ka thënë ambasadorja gjermane.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














