Gruaja
Qëndresa Sadriu, si fëmijë e prekur, sot u jep zemër për ta luftuar kancerin
Asaj, si fëmijë, i ishte kumtuar diagnoza e kancerit. Falë "Kinderkrebsförschung Schweiz”, ajo kishte mundur sëmundjen e rëndë
Politikania e re shqiptarezvicerane nga Cyrihu, Qëndresa Sadriu, si fëmijë ka qenë e sëmurë nga kanceri. Si një e re e guximshme që ka kaluar me sukses këtë sfidë të rëndë, ajo sot u jep zemër fëmijëve dhe të rinjve të sulmuar nga kanceri, shkruan radio24.ch.
Radio 24 dhe pesë stacione të tjera të radios nga Zvicra gjermane takohen më 7 mars 2019 për të mbështetur aksionin “Kinderkrebsförschung Schweiz” (hulumtimi i kancerit të fëmijëve, Zvicër), transmeton albinfo.ch. Nën kulmin e përbashkët “Radio4Help”, këto radiostacione mbështesin studimet për kancerin e fëmijëve dhe me këtë edhe vetë fëmijët e sëmurë nga kanceri. Në këtë kontekst, fëmijët dhe të rinjtë që kanë kaluar me sukses sfidën e rëndë të kancerit rrëfejnë tregimet e tyre dhe mbështesin kështu aksionin.
Në mesin e atyre është edhe Qëndresa Sadriu, e re 24 vjeçare nga Cyrihu. Ajo mbështet aksionin dhe angazhohet aktivisht gjatë kohës së saj të lirë për fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga kanceri, transmeton albinfo.ch. Asaj vetë si fëmijë i ishte kumtuar diagnoza e kancerit. Falë “Kinderkrebsförschung Schweiz”, ajo kishte mundur sëmundjen e rëndë.
Në Zvicër për çdo vit nga kanceri sëmuren deri në 250 fëmijë ndërsa sëmundja më e shpeshtë kanceroze është leukemia. Për shkakun se fëmijët gjatë terapisë së tyre të kancerit duhet të durojnë shumë procedura që shkaktojnë shumë dhimbje fizike e emocionale, këta pacientë të vegjël i mbështet Spitali Universiotar për fëmijë i Cyrihut (Kispi), transmeton albinfo.ch. Dy klounë të spitalit i shoqërojnë fëmijët në përditshmërinë e tyre të spitalit për t`ua zbutur frikën nga kanceri.
Ata që duan të ndihmojnë në këtë aksion, këtë mund ta bëjnë përmes një SMS-i me fjalëkalimin KKFC ose KINDERKREBS në numrin 448 (si shembull: KKFCH 50).
Një mundësi tjetër për të dhuruar është edhe përmes faqes zyrtare të fondacionit “Kinderkrebsförschung Schweiz” ose të enjten, më 7 mars, në mënyrë telefonike përmes telefonit 0800 4888 800.
Video:
https://www.radio24.ch/shows/als-kind-erhielt-ich-die-diagnose-krebs-heute-habe-ich-ihn-besiegt-134152341?fbclid=IwAR3XnlRr9PWgzmaxmbjzRrwyKsLyjxwuS0DzxyaXSIh4YzB74ezFKEisUqk
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?