Shqipëria
30 ura rrezikojnë të shemben në Shqipëri
Edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deklaroi në po të njëjtën kohë se, në Shqipëri janë mbi 30 ura që rrezikojnë të shemben
Tragjedia e shembjes së urës në qytetin Genova në Itali, ku humbën jetën mbi 40 persona, alarmoi strukturat shqiptare të emergjencave, të pushtetit lokal, apo edhe të Forcave të Armatosura, për sigurinë e urave në Shqipëri.
Pikërisht nga kjo, “Fiks Fare” ndërmori një vëzhgim mbi disa ura kryesore në Shqipëri.
Asokohe u vu theksi mbi veprat e artit në Shqipëri, të cilat prej shumë kohësh nuk kanë investime apo mirëmbajtje të rregullt.
Ish-kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro theksoi në një deklaratë se në Shqipëri janë 30 ura që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, si pasojë e moshës dhe gjendjes teknike në të cilën ato ndodhen. Edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deklaroi në po të njëjtën kohë se, në Shqipëri janë mbi 30 ura që rrezikojnë të shemben, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet dolën pas një raporti të bërë në terren, nga një grup i përbërë nga Emergjencat Civile, nga Forcat e Xhenios së Ushtrisë, apo edhe specialistë të ARRSH-së, të ndihmuar nga një specialist italian, të cilët vëzhguan urat në Shqipëri. Megjithëse raporti ka dalë në mars të vitit 2018, ende nuk ka një plan konkret masash apo ndërhyrje në këto vepra arti.
Për të parë me detaje problematikën e disa urave kryesore në vend, “Fiks Fare” kontaktoi me inxhinierin Xhevair Ngjeqari. Vëzhgimi fillon me urën e Vorës, ku Ngjeqari shprehet se është një urë e ndërtuar nga vitet ’80 dhe e keqndërtuar.
“Kanë kaluar 25 vite shfrytëzim i kësaj ure dhe asokohe që është ndërtuar, maksimumi i mjeteve që e përshkonin ka qenë 500 deri në 1.000 në ditë. Tani, intensiteti i kalon 3.000 mjete në ditë, pa harruar këtu që është bllokuar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo urë ka nevojë urgjente të rikonstruktohet, sepse është e paqëndrueshme”, sqaron inxhinieri.
Ai shprehet gjithashtu se urat kanë një amortizim vjetor, që tek urat e drurit kërkon një mirëmbajtje që shkon deri në 5 për qind të vlerës së tyre, ndërsa tek urat e gurit 0.5 për qind. Urat e betonit duan rreth 1 për qind të kostos së tyre, që të jetë pjesë e mirëmbajtjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














