Autotech
SHBA i bën thirrje Evropës të mos i përdorë pajisjet e Huawei-t
Qeveria amerikane pretendon se Pekini përdor pajisjet Huawei për spiunazh, një akuzë refuzuar në mënyrë të përsëritur nga ana e kompanisë kineze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke udhëhequr një fushatë për të bindur aleatët evropianë të mos përdorin pajisjet e Huawei në ndërtimin e rrjeteve të reja të telekomunikacionit 5G për shkak të rrezikut të spiunazhit kinez.
Pas takimit me Komisionin Evropian dhe qeverinë belge në Bruksel, zyrtarët amerikanë kanë në program kontaktin me qeveritë e tjera evropiane për të shpjeguar se Huawei është një rrezik për sigurinë.
“Ne jemi duke thënë se duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm dhe u bëjmë thirrje njerëzve të mos nxitojnë përpara se të nënshkruajnë kontrata me furnizues nga vende si Kina”, theksoi zyrtari, transmeton ‘ATSH’.
Presioni i Shtëpisë së Bardhë dhe aleatëve që të bojkotojnë Huawei në rrjetet 5G u shpall nëntorin e kaluar nga një artikull në “Wall Street Journal”, në të cilën u fol për një “fushatë të jashtëzakonshme”, përcjell albinfo.ch.
Qeveria amerikane pretendon se Pekini përdor pajisjet Huawei për spiunazh, një akuzë refuzuar në mënyrë të përsëritur nga ana e kompanisë kineze.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















