Shqipëria
Gati gjysma e popullatës në Shqipëri, me mbipeshë
Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit.
Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT-it tregon se më 2018 rreth 45% e femrave në Shqipëri dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë.
Gjysma e femrave të moshës 15-49 vjeç kanë peshë normale, 4% janë të dobëta dhe 45% janë mbipeshë, shkruan Monitor.
Përqindja e femrave të moshës 15-49 vjeç nën peshë është rritur lehtë nga 3% në 2008 në 4% më 2018. Në të njëjtën periudhë, përqindja e femrave me mbipeshë nga 39% më 2008 u rrit në 45% më 2018.
Ndërsa meshkujt të moshave 15-49 vjeç, 39 për qind kanë peshë normale, 2% janë nën peshë dhe gati 60% janë mbipeshë. Përqindja e meshkujve në moshën 15-49 vjeç nën peshë u rrit lehtë nga 1% më 2008, në 2% në 2018-ën.
Ashtu si edhe tek gratë, përqindja e meshkujve që janë mbipeshë rritet ndjeshëm me moshën 15-19 vjeç nga 14% që shkon në 76% në moshën 40-49 vjeç.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













