Bota
Rritet numri i vendeve të punës në SHBA
Ekonomia amerikane krijoi më shumë vende pune sesa pritej në dhjetor, bënë të ditur të dhënat e Qeverisë në Shtetet e Bashkuara.
Punëdhënësit shtuan 312,000 vende pune, shumë më shumë se parashikimet për 177,000, tha Departamenti i Punës, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mirëpriti shifrat përmes një postimi në Twitter.
Analistët thonë se rritja e punësimit tregon se ekonomia amerikane mbetet e shëndetshme – pavarësisht nga frika për një ngadalësim që ka goditur tregun e aksioneve në muajt e fundit.
Dollari amerikan shënoi rritje pas publikimit të shifrave të premten.
Edhe indekset kryesore të aksioneve në SHBA u hapën më lart se një ditë më parë.
GREAT JOBS NUMBERS JUST ANNOUNCED!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 4, 2019
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











