Kosova
Haradinaj: Izet Demaj është porosi që mos ta lëmë policinë vetëm
Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në varrimin e policit Izet Demaj i cili u vra në krye të detyrës.
Haradinaj tha se institucionet e vendit nuk do të lejojnë që kriminelët ta marrin rendin dhe ligjin.
“Policia e Kosovës që në ditët e para ka dhënë porosi të qartë se pa asnjë diskriminim do t’u shërbejë qytetarëve të vendit, do t’u shërbejë të gjithëve pa dallim etnie, besimi apo bindje politike. Policia e Kosovës është storje e suksesit në vendin tonë. Policia në Kosovë nuk e ka pasur lehtë këto 20 vjet. Janë 20 policë të Kosovës që sot nuk janë në mesin e kolegëve të vet, të familjeve të veta, që ranë në shërbim të rendit dhe ligjit, në shërbim të lirisë. Rasti i Izetit i cili u detyrua ta mbrojë ligjin, duke u përballur me rrezikun, është porosi e qartë për ne në Kosovë, se nuk guxojmë kurrë ta lëm policinë tonë vetëm. Polici nuk mund ta kryej punën pa popullin. Secili qytetarë i këtij vendi është polic, të gjithë ne i madh e i vogël jemi polic, jemi me policin. Të gjithë jemi me Izetin, me familjen e Izetit, me misionin e tij që është mision i të gjithë juve pa dallim”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se nuk do të lejojnë kurrë në Kosovë që rendin dhe ligjin ta marrin kriminelët.
Kryeministri Haradinaj, kërkoi nga familja e policit të vrarë që të jenë krenarë që patën një familjar si Izet Demaj, i cili ra duke i shërbyer atdheut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













