Integrimi
Carrie Hooper, lidhja e saj e veçantë me shqiptarët
Ajo këndon dhe u bie disa instrumenteve muzikore, mes tyre edhe çiftelisë
Carrie Hooper, profesore e gjermanishtes në Universitetin Elmira të Nju Jorkut, ka një histori shumë të veçantë: ajo është e verbër, por kjo nuk e ka penguar të zotërojë gjashtë gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen.
Carrie ka studjuar për muzikë dhe ka dy diploma pasuniversitare nga Universiteti i Buffalos, shteti i Nju Jorkut, raporton “Zëri i Amerikës”.
Ajo ka mësuar shqipen dhe ka një lidhje të veçantë me shqiptarët; përmes Kancelarit të Arkidioqezës Ahqiptare në Boston, At Arthur Liolinit, Carrie është lidhur me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe ka krijuar njohje me shumë shqiptarë, duke u bërë pjesë e aktiviteteve kulturore të diasporës në Nju Jork dhe në Detroit, përcjell albinfo.ch.
Ajo këndon dhe u bie disa instrumenteve muzikore, mes tyre edhe çiftelisë, të cilën ajo thotë se ja ka dhuruar Gjergj Ded Vukaj, drejtuesi i Ansamblit “Bashkimi” në Nju Jork, anëtare e të cilit është edhe Carrie.
Ajo shkruan poezi dhe ka botuar një libër me poezi në shqip dhe në anglisht. Libri, i cili u promovua kohët e fundit në Nju Jork, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u botua në Kosovë, nën kujdesin e shkrimtarit Adnan Mehmeti.
Gazetarja e Zërit të Amerikës Laura Konda ishte në mjediset e Universitetit “Elmira” të Nju Jorkut dhe përgatiti një kronikë, përmes së cilës Carrie Hooper rrëfen historinë e saj. Ajo flet me adhurim për shqiptarët: vlerëson mikpritjen, një tipar karakteristik që e ka përjetuar gjatë kontakteve me përfaqësues të diasporës. Carrie flet në intervistë edhe për vështirësitë që hasin në jetë njerëzit e verbër në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë eksperiencën e saj dhe të mikut të saj Tim.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












