Jeta në Zvicër
Mbështetet dënimi i Imamit në Winterthur
Gjykata kantonale e Cyrihut ka mbështetur dënimin e dhënë para një viti ndaj një predikuesi mysliman, i cili ka punuar në një xhami në Winterthur, ai është akuzuar për përhapjen e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës. Etiopiani po përballet me dënim dhe më pas me deportim.
Gjykata e Cyrihut të premten hodhi poshtë një ankesë dhe konfirmoi vendimin e vitit të kaluar kundër personit të paidentifikuar nga Gjykata e Qarkut e cila i dha një një dënim pezullimi prej 18 muajsh dhe dëbimi 10-vjeçar nga Zvicra, përcjell, Albinfo.ch
Gjyqi u mbajt të premten dhe i pandehuri 26-vjeçar, tha se i kishte thënë tashmë autoriteteve gjithçka që ishte e nevojshme. Ai po ashtu ka mohuar akuzat që përfshinin mbajtjen e një predikimi të mbushur me urrejtje në tetor 2016, duke përhapur dhunën e Shtetit Islamik dhe duke punuar pa leje.
Predikimi çoi në një bastisje të policisë në xhami në nëntor 2016, dhe pas polemikave të mëtejshme disa muaj më vonë, të lidhura me sulmet si dhe disa pjestarëve të xhamisë të cilët kanë dhënë informacione për gazetarët xhamia u mbyll.Për shkak të ankesës në gjykatën kantonale, imami është mbajtur në paraburgim në burgun e aeroportit të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











