Sport
Notat e futbollistëve, shkëlqimi i Shaqirit
Kapiteni Granit Xhaka është notuar me 5, derisa Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu është notuar me 6
Zvicra bëri një mrekulli duke mundur Belgjikën 5:2, edhe pse ishte duke humbur 0:2 në Ligën e Kombeve.
Kjo ishte ndër ndeshjet më të bukura të Zvicrës në vitet e fundit, duke mposhtur Belgjikën, që është në vendin e parë në renditjen e fundit. Gjithashtu me këtë fitore zviceranët kanë siguruar një vend për fazën tjetër të Ligës së Kombeve, apo janë kualifikuar në gjysmëfinale, shkruan albinfo.ch.
Mediat zvicerane kanë ‘ngritur në qiell’ futbollistët, duke i dhënë nota mjaft të larta.
Për “bluewin.ch”, kishte nota vetëm 5 dhe 6. Notat janë nga 1 deri në 6. Kapiteni Granit Xhaka është notuar me 5, derisa Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu është notuar me 6. Ai asistoi në dy gola, derisa dhuroi spektakël në fushën e lojës.
Shaqiri in the lead up to Switzerland's 5th goal. 😍#VMSport #NationsLeague pic.twitter.com/rcWvcnb8TD
— Virgin Media Sport (@VMSportIE) November 18, 2018
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Haris Seferoviq me tre gola, kurse Abian Ajeti nuk është notuar.
Notat
Yann Sommer 5
Kevin Mbabu 6
Nico Elvedi 5
Timm Klose 5
Ricardo Rodriguez 6
Edimilson Fernandes 5
Remo Freuler 5
Granit Xhaka 5
Steven Zuber 5
Xherdan Shaqiri 6
Haris Seferoviq 6
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












