Sport
Shaqiri ndihet mirë në ekipin e Liverpoolit
Xherdan Shaqiri ka folur edhe për mos-shkuarjen në Beograd
Pas një fillimi jo aq të mirë, Xherdan Shaqiri, ka filluar të shkëlqejë për Liverpoolin.
Ai ka dy gola dhe tre asistime këtë edicion, derisa së fundi mori lëvdata nga trajneri Jurgen Klopp, por, edhe mediat angleze, shkruan albinfo.ch.
Por, ai nuk e ka ndërmend të ndalet. “Sigurisht që jam i bindur se do të vijnë më shumë gola”, është shprehur Shaqiri.
Ai kaloi nga Stoke City në Liverpool, ku ndihet shumë mirë. “Është gjithmonë më mirë nëse ke lojtarë cilësor rreth vetes, nëse mund të sulmosh më shumë, nëse e di që do të kesh më shumë kontroll loje sesa kundërshtari”, ka shtuar tutje Shaqiri.
Pasi në fillim nuk kishte shumë minuta, tani Shaqiri po dëshmon aftësitë e tij. “Gjithashtu duhet të dish se duhet të stërvitesh fort çdo ditë. Unë ndihem mirë, jam në një formë të mirë dhe mundohem të jap më të mirën time sa herë që më jepet mundësia”.
Ai bën edhe krahasimin mes ekipit të tij anglez dhe Bayernit, ku ka luajtur më herët. “Unë luaja tek Bayern Munich me Franck Ribery dhe Arjen Robben, kështu që e dija se si ishte. Nuk kishte diçka të re. E dija se sa të talentuar ishin këta lojtarë. Trajnerët janë të ndryshëm, ata luajnë futboll të ndryshëm por intensiteti është i njëjtë tek Liverpool ashtu siç ishte tek Bayern Munich. Është e vështirë t’i krahasosh të dyja ekipet”, shtoi tutje ylli shqiptar.
Ai në fund foli edhe për mos shkuarjen në Beograd. “Është një atmosferë shumë e nxehtë atje dhe ishte më mirë të rrija në shtëpi dhe të përqendrohesha vetëm në futboll. Isha i freskët, qëndrova këtu dhe u stërvita me disa lojtarë tjerë, por nuk ndryshon shumë kjo punë. Doja të jepja një performancë të mirë, dhe po, ashtu doli. Në fund të fundit, është vendim i trajnerit se kush luan kundër kujt. Nëse ai vendos që ju të luani nga fillimi, shumë mirë, por edhe nëse jeni në bankën rezervë, dhe ftoheni të luani, duhet të bëni ndikimin”, tha më tej Shaqiri.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi















