Kosova
Kuvendi nuk e miraton ndryshimin e Ligjit për automjete
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar ndryshimi i ligjit për automjete që lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
Për këtë pati reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit dhe ambasadat e huaja në Kosovë. Ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj kishin kaluar në një komision të kuvendit që udhëhiqej nga pushteti por nuk kishte kaluar në një komision tjetër që udhëhiqej nga opozita.
Po ashtu Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektligjin për referendum që nuk mori votat e mjaftueshme. Gjithashtu, deputetët nuk janë pajtuar për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare, derisa Lista Serbe insiston që në këtë ligj të përfshihet edhe “Vidovdani”, çka është kundërshtuar nga shumica.
Por, në Kuvend ka kaluar iniciativa për dhënien e shtesave për fëmijët, ku çdo muaj fëmijët pritet të marrin deri në 10 euro ndihmë financiare nga muaji janar i vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












