Shqipëria
Rama nuk heq dorë nga ministri i Brendshëm, tejkalon Presidencën
Ditën e martë do të mbahet seanca parlamentare në Shqipëri për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, kur edhe përfundon afati për dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.
Mediat në Shqipëri raportojnë se Sander Lleshi do të emërohet zëvendësministër i Brendshëm, ku do t’i delegohen kompetencat e ministrit të Brendshëm.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë si zëvendësministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruan Rama në Twitter.
Rama nuk do të çojë një emër tjetër në Presidencë, por në tryezën e Metës do të vijojë të jetë emri i Sandër Lleshit, deri kur kreu i shtetit të krijojë bindjen për dekretimin e tij.
Presidenti Meta ende nuk e ka dekretuar emrin e ministrit të ri, ndërsa të dielën ka pasur një takim me urgjencë me kryeministrin Rama.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












