Shqipëria
Rrëfimi trishtues: S’kisha para, e hodha fëmijën në plehra
Gruaja është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë dhe foshnja e pajetë që u gjet mëngjesin e së martës kishte vetëm dy ditë që kishte lindur
“Nuk kisha para që ta mbaja, prandaj dhe e hodha fëmijën në koshin e plehrave”.
Kjo është deklarata paraprake që 32-vjeçarja A., Nexha ka thënë për policinë shqiptare në momentet që është arrestuar.
Burime për gazetën “Shqip” online, bëjnë me dije se këto janë fjalët e para që nëna ka thënë në momentet e arrestimit. Pavarësisht kësaj, hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Gruaja është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë dhe foshnja e pajetë që u gjet mëngjesin e së martës kishte vetëm dy ditë që kishte lindur.
Burimet policore bëjnë me dije se rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnjë, në afërsi të Bashkisë Lushnjë, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditësh e pa jetë nga person që po mblidhnin mbetje plastike dhe kanoçe.
Menjëherë pas njoftimit të policisë për gjetjen e foshnjës në koshin e plehrave, policia nisi hetimet për identifikimin e prindërve të bebes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A. Nexha, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











