Integrimi
Familja shqiptare dëbohet nga Franca me avion privat
E dëbuar më 7 shtator nga Mirecourt (Vosges) të Francës, një familje shqiptare me dy fëmijë u kthyer me avion privat në kryeqytetin Tiranë, me një kosto që mund t`i afrohet shifrës prej 100.000 eurosh, shkruajnë mediat franceze përcjell Albinfo.ch.
Dëbimi i familjes me dy fëmijët u realizua mëngjesin e 7 shtatorit. Ishte emocionuese, pasi dëbimi nxiti një valë të fortë mbështetjeje në Mirecourt (Vosges), siç ishte klubi i futbollit ku luante njëri prej djemve. Kësaj të marte, e përditshmja franceze “Vosges Matin” zbuloi se katër anëtarët e familjes që mbërritën në vitin 2016 në këtë komunë, në Shqipëri u dëbuan me një avion privat, transmeton Albinfo.ch.
E përditshmja gjithashtu transmeton dëshminë e një organizate të indinjuar. Sipas Kolektivit të Mirecourt për Solidaritetit me Refugjatët, automjetet e forcave policore arritën në agim në ndërtesë. Familjes iu konfiskuan telefonat celularë dhe pastaj u transportua në një aeroport ku i ka pritur një avion i regjistruar, e ka përshkruar ngjarjen një vullnetar nga ueb faqja “Asil’accueil 88”.
Pas kthimit të familjes në mënyrë të parregullt nga Franca drejt kryeqytetit të Tiranës, dëshmitari ka pohuar: “E gjithë kjo është e frikshme. Ata ishin integruar shumë mirë në komunitetin tonë. Ndjejmë revoltë dhe turp në jetët e shkatërruara të këtyre personave”, përcjell Albinfo.ch. Të ballafaquar me mjetet që nga gazeta rajonale konsiderohen si “joproporcionale”, kohëve të fundit një mesazh iu është dërguar deputetëve të Vosges.
I formuar nga organizata të ndryshme bamirëse, koston e një operacioni të tillë për të dëbuar një familje me një avion privat në Shqipëri, kolektivi e vlerëson me 100.000 euro. As linja ajrore e as prefektura nuk iu përgjigjën gazetës. Në vitin 2015, Street Press zbuloi se 1,5 milionë euro në vit u përdorën për të transportuar emigrantë nga Calais në qendrat e paraburgimit, me avion privat.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











