Shqipëria
Shqiptarët mësojnë nga mediat dhe jo në bibliotekë
Biblioteka renditet burimi i fundit për sa i përket të të mësuarit informal, me rreth 151 mijë individë mbi 25 vjeç që e kanë përdorur si burim të nxëni gjatë 2017-s
Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, mediat ishin burimi kryesor i të mësuarit për shqiptarët e moshës mbi 25 vjeç.
Në krahasim me burimet e tjera të të mësuarit informal, të mësuarit nëpër medias kishin numrin më të lartë, ku rreth afërisht 900 mijë shqiptarë e kishin përdorur, duke tejkaluar edhe numrin e individëve që kanë përdorur kompjuterin si burim të mësuarit informal.
Burimi i dytë i të mësuarit informal është familja/miqtë, ku sipas të dhënave të INSTAT, rreth 553 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç e kanë përdorur, shkruan ‘monitor’.
Më pas renditet kompjuteri me rreth 547 mijë individë mbi 25 vjeç, të cilët e kanë pasur si burim të nxëni.
Biblioteka renditet burimi i fundit për sa i përket të të mësuarit informal, me rreth 151 mijë individë mbi 25 vjeç që e kanë përdorur si burim të nxëni gjatë 2017-s, përcjell albinfo.ch.
Edhe për grupmoshën më të re, 25-34 vjeç, media shërben si burim kryesor i të mësuarit informal, ku rreth 251,101 mijë kanë raportuar se kanë mësuar nëpërmjet medias, ndërkohë që nëpërmjet kompjuterit kanë raportuar se kanë mësuar 235,094 individë të moshës 25-34 vjeç.
Burimet e tjera të të mësuarit informal për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të publikuara në INSTAT janë familja/miqtë, ku rreth 180 mijë të rinj i kanë përdorur si burim dhe materialet e printuara, që janë përdorur nga 150 mijë. Me frekuentim më të ulët mbeten muzeumet, me rreth 79 mijë individë që kanë raportuar se kanë mësuar prej tyre dhe 67 mijë që kanë pasur si burim bibliotekën (me numrin më të ulët nga të gjitha kategoritë).
Media ka qenë burim kryesor i të mësuarit informal edhe për grupmoshat e tjera. Për grupmoshën 34-35 vjeç, numri i personave që dhanë median si burim kryesor i të mësuar informal ishin 202 mijë (shiko tabelën), ndërsa bibliotekat sërish kishte nivelin më të ulët të personave të kësaj grupmoshe, me vetëm 30 mijë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









