Shqipëria
Lushnje: Vetëm 31-vjeçare, por lind fëmijën e tetë
Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 310vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 vjetëve tetë fëmijë
Lulije Abiu lindi djalin në kushte shtëpie dhe fëmija gëzon shëndet të plotë, raporton “abcnews.al”.
Fëmijët kurrë nuk mund të jenë mjaft, ato janë jeta e Zotit. Lulije Abiu nuk e ka lexuar këtë thënie të Nënë Terezës, e megjithatë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë. Është 31 vjeçe dhe lindi një djalë të shëndetshëm në maternitetin e Lushnjes.
Ajo është nënë e pesë djemve dhe tre vajzave. Të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. Lulije Abiu, nëna e tetë fëmijëve: “Mirë i kam pas, nuk kam vuajtur shumë nëpër spitale. Vetëm atë të voglin e kam pak alergjik”, përcjell albinfo.ch.
Ka qenë 21 vjeçe kur ka lindur djalin e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë 10 fëmijë, ndaj ky çift nuk do të ndalet në numrin tetë.
Fëmijën e fundit e ka lindur në shtëpi dhe gruaja nuk ka pasur frikë nga ky proces.
Në maternitetin e Lushnjes i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe personeli mjekësor është habitur me lehtësinë e kësaj gruaje të re që solli në jetë fëmijën e tetë pa asnjë problem.
“Kjo lindja e fundit thënë të drejtën ka qenë shumë e kollajtë. Kam lindur në shtëpi dhe pastaj kam ardhur këtu”.
“Ka qenë lindur bebi. Pastaj kemi hequr këtu placentën, kemi përpunuar bebin”, ka thënë infermierja.
Lulija është nga Kukësi, kurse bashkëshorti i saj nga Dibra. Prej disa vitesh jetojnë në fshatin Mertish të Lushnjes. Kryefamiljari merret me blektori e ajo me bujqësi. Motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj kujdesen për më të vegjlit. Lumturia më e madhe për këtë familje është shëndeti i fëmijëve. Asnjëherë ata nuk kanë pasur probleme serioze, pasi nëna të gjithë i ka ushqyer me qumësht gjiri.
Në maternitetin e Lushnjes këtë vit numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave, deri tani numërohen 517 lindje nga një mijë që kanë qenë në 2017-n. Ndaj lindja e fëmijës së tetë nga një nënë 31-vjeçare përben një rast unik në kohën që po jetojmë, pasi nënat e reja nuk lindin më tepër se dy fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













