Shqipëria
Çmimet e lira, emigrantët dhe turistët rregullojnë dhëmbët në Shqipëri
Italiani Antonio Demaio tregon se, çmimet i shtyjnë të kontrollojnë dhëmbët në vendin e tyre fqinj
Përveç pushimeve, dasmave në vendlindje, emigrantët kthehen në Shqipëri edhe për të rregulluar dhëmbët. Argenta është një prej tyre.
Së bashku me familjen, prej më shumë se 5 vitesh, kontrollin dentar e kryejnë në vendin e tyre.
“Shërbimi ndryshon shumë krahasuar me Italinë. Në radhë të parë, edhe te mënyra e trajtimit, por edhe te pagesa. Këtu ne paguajmë shumë më pak, në krahasim me atë që paguajmë atje. Shumë mikë të mia italiane, kanë preferuar që t’i bëjnë këtu punimet për dhëmbët”, thotë Argenta, raporton “TCH”.
Italiani Antonio Demaio tregon se, çmimet i shtyjnë të kontrollojnë dhëmbët në vendin e tyre fqinj, përcjell albinfo.ch.
“Një nga arsyet është se kam filluar të punoj në Shqipëri, por edhe çështja ekonomike sigurisht, sepse kursen mjaftueshëm dhe është më lirë se në Itali, rreth 30% më pak”, thotë Antonio Demaio, shtetas italian.
Stomatologia Vera Gjata shprehet se veç emigrantëve dhe italianëve këtë vit bie në sy fluksi i nordikëve. Kjell është pacienti i ri i saj, i cili ka vënë dhëmbët në klinikën e saj dentare. Duke qenë se ai jeton në Oslo, e ruajnë komunikimin me rrjetet sociale.
“Kryesorja çmimi, kur vijnë të huajt për çmimin imagjino shqiptaret që janë në vendin e tyre. Nordikët janë shumë mendjehapur, të kuptojnë shumë mirë. Kur ulen në poltron çfarë ju thotë mjeku, ok thonë nuk e diskutojnë. Shqiptarët ndoshta dhe nga sistemi, dyshues skeptikë, duhet ti sqarosh menjëherë. Dhe italianët e di që ndonjëherë janë më ashtu se shqiptarët, për të kërkuar detaje… i sqaron lodhesh”, shprehet Vera Gjata.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













